Presh të mbushur nga zonja Albana

20 Dhjetor 2022, 10:39| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 10:41

  • Share

Presh të mbushur

Përbërësit:

  • 5 presh (pjesa e bardhë)
  • 300 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj oriz
  • ½ fç salcë domate
  • ½ gotë verë
  • Kripë, piper

Për salcën:

  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lk miell
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Preshët i presim në copëza të mëdha dhe largojmë pjesën e brendshme. Kaurdisim për pak minuta pjesët e ndara të preshit ku do të vendosim mbushjen.

Pjesën e brendshme e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë imët. Shtojmë uthullën derisa të largohet era dhe më pas salcën me 1 lugë miell të tretur. Rregullojmë shijen duke shtuar një gjethe dafine.

Në një tas krijojmë mbushjen me mishin e grirë, orizin e zjerë, qepën e grirë, purenë e domates, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim preshët duke i rradhitur në një tavë. Sipër shtojmë salcën e përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?