Presh me vezë dhe limon nga zonja Albana

9 Shkurt, 11:44| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:45

  • Share

Presh me vezë dhe limon

Përbërësit:

  • 1.5 kg presh
  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 limon ose limontoz
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Preshin pasi e pastrojmë, e presim në forma pjerrtazi me gjatësi 2-3 cm. E vendosim në tenxhere me ujë të vluar me kripë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të jenë gati me pak lëng. Rrahim të verdhat e vezëve me qumësht, shtojmë pak nga lëngu i preshit, lëngun e limonit ose limontoz dhe e hedhim në tenxhere. E lëmë pak sa të mpikset dhe e shërbejmë duke hedhur gjalpë të freskët, piper dhe majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?