Pamje nga kamionët me drru

Prerje e paligjshme pyjesh në Vërdovë të Korçës, arrestohet një person e vihen nën hetim 5 teknikë e inxhinjerë

25 Qershor 2020, 20:16| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 20:22

  • Share

Arrestohet 1 person dhe vihen nën hetim 7 të tjerë, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura pasi u sekuestruan 30 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës në fshatin Vërdovë të Korçës.

Në operacionin “Llënga” u arrestua A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, si dhe u vunë nën hetim  F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë dhe A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, me detyrë teknikë dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë.

Policia konstatoi A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me kamionët tip “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.

A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit  dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar F. K., në zonën e mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” , “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2020 00:50

    Denimi:te mbjellin aq dru sa kane prere,duke filluar qe nga hapja e gropave me kazma e lopata,ndoshta keshtu do vene mend.

    Përgjigju
  • vera: 25/06/2020 23:31

    C'FARE BEN POLICIA DHE KRYEPLEQTE NE KORCE,,,FLENE GJUME....DENOJINI ME 10 VJET BURG,,,DHE DO SHIKONI A DO JA MBAJE APO JO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?