Parat që iu gjetën në banesë Klodjan Trocit

Kronikë

Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë

18 Tetor 2021, 21:45| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 21:47

  • Share

100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.

Troci u vu në pranga pas hetimeve disa javore, për tjetërsimin e pronave në bregdetin e jugut.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar nga viti 2019 deri në vitin 2021, me  Bardhyl Gjikën, drejtoi i drejtorinë e administrimit të tokave në Vlorë dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, këta persona bënin 'një sy qorr', kur dokumente të pronësisë ishin me probleme falsifikimi, duke u njohur si të rregullta nga Zyra e Administrimit të Tokës dhe më pas janë lëshuar tituj të pronësisë nga Kadastra.

Pak ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, por duket se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkon më tej se vetëm për një pronë.

Komento

Komente

  • Nero: 20/10/2021 14:48

    Me thuaj arsyen se pse kerkojne te gjithe te jene drejtore diku? Ja...per keto qellime...te perfitojne deri ne rrjepje totale te xhepave te popullit Shqipetare ..Shushunjat njerezor

    Përgjigju
  • Neri: 19/10/2021 02:04

    Gjithe punonjes te kadastres vlore jan korruptuar ne bashkepunim me notere, avokate, dhe gjyqtare.. ne krye te gjitheve eshte Damiani

    Përgjigju
  • Xxx: 18/10/2021 23:05

    Sa keni si kto.. Kaloni nga Shkodra dhe Velipoja

    Përgjigju
  • Bankieri: 18/10/2021 23:05

    Te shikohen kmerat e bankes kur jane terhequr eurot se mund te gjendet kush eshte paguesi i fallsifikimit

    Përgjigju
    • Emigranti: 19/10/2021 11:15

      Kartmonedha 500 euroshe,merreni me mend se çfar tregëtije e niveleve të larta bëhet në zyrat e Hipotekave.dhe këto i mbante në shtëpi si lek xhepi Drejtori.ptu far e keqe

    • valdrini: 19/10/2021 09:58

      tufa e parave ka daten 21 shtator 2021. eshte fare e lehte qe te shikohet se kush i ka terhequr

    • E verteta: 19/10/2021 08:32

      Ti beson se i intereson e verteta. Zgjidhjet i kane, por nuk duan

    • Bankieri@: 19/10/2021 07:57

      saktë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?