Prerja e pishave në malin e Moravës është kthyer në fenomen shqetësues që pranohet edhe nga bashkia e cila është e pafuqishme për të ndalur motorsharrat.
Në përkeqësimin e situatës ka ndikuar dhe shkrirja e Inspektoriarit të Mjedisit. Report TV ka qenë sot në malin e Moravës në Korçë, i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.
Në pyllin e Moravës që administrohet nga bashkia e Korçës, grupi i xhirimit të Report TV ka konstatuar 5 vatra, ku ka prerje masive të pishave.
Përgjatë rrugës sheh gjurmë të kafshëve të cilat duket se përdoren për transportin e lëndës drusore.
Johan Marko specialist i pyjeve më bashkinë e Korçës shprehet se prerja e pyjeve është një fenomen shqetësues në disa zona.
Gjithashtu ai thotë se bashkia e qytetit ka kërkuar ndihmën e instuticioneve të tjera për ngritjen e një task force të përbashkët.
Por kalimi i Inspektoriarit të Mjedisit nga Ministria e Turizmit në varësi të Ministrisë së Brendshme ka bërë që situata me pyjet të përkeqësohet, pasi njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë vakum ligjor e institucional.
I konsideruar si mushkëria e qytetit juglindor, pylli i Moravës po shkon drejt degradimit për shkak të prerjeve të paligjshme dhe sëmundjes së pishave.
MOS pritni pishat mor ndyresira,,,pemet jane oksigjeni I nje qyteti,,,,qeveria te hartoje ligje te ashpra per shkelesit,,,te denohen me 10 vjet burg kush kapet duke prere pemet …..
PërgjigjuUne jam lindur dhe rritur ne Korce. Me vjen shume keq qe Morava eshte ne ate gjendje. Me vjen dhe shume keq qe askush nuk ben gje per ta ndaluar. Por fajin e ka varferia e fshatrave perreth, qe e presin per tu ushqyer.
Përgjigju