Ndërtimi pa leje

Prenë pyjet në kundërshtim me ligjin dhe ndërtuan pa leje, nën hetim katër persona në Dibër

5 Korrik 2023, 09:46| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 09:58

  • Share

Dy raste të prerjes së pyjeve dhe dy raste të ndërtimit pa leje janë goditur nga policia e Dibrës. Për pasojë katër persona u vunë nën hetim në gjendje të lirë.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, policia e Dibrës ka konstatuar katër raste shkeljesh, përkatësisht dy raste të prerjes së pyjeve dhe dy të ndërt8imit pa leje.

Për pasojë katër persona janë vënën nën hetim në gjendje të lirë.

Konkretisht është vënën nën hetim A.C., 36 vjeç, banues në Zall-Bastar dhe P.Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kapën teksa transportonin me automjetet e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin.

Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u vunë nën hetim  V.I., 65 vjeç; B.T., 64 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime për ndërtimin e dy objekteve, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë në mënyrë të pandërprerë, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?