Prenë pyjet në Korçë dhe kundërshtuan me dhunë inspektorët, arrestohen babë e bir

11 Maj 2020, 12:53| Përditesimi: 11 Maj 2020, 13:00

  • Share

Babë e bir në Korçë janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për 'Prerje të Paligjshme të Pyjeve'. A. D 60 vjeç dhe A. D 23 vjeç, për më tepër kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve, të cilët konstatuan shkeljen e kryer.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës, ndërsa materialet për këtë çështje janë referuar në prokurori. Babë e birë akuzohen për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?