Komisariati i policisë në Gjirokastër

Premtuan se do t’i fusnin djalin në punë një qytetari në këmbim të votave, nis hetimi për dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë

14 Maj 2023, 10:46| Përditesimi: 14 Maj 2023, 10:48

  • Share

Dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë janë shoqëruar nga policia pas një denoncimi të bërë nga qytetari A.B, i cili pretendon se punonjëset i kanë ofruar vend pune për djalin e tij në këmbim të votave.

Pas shoqërimit në komisariat dhe kryerjes së veprimeve proceduriale, ka nisur hetimi për 53 vjeçaren D.A dhe R.F 40 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?