Azbi Kasaj

Premtoi hapjen e shtëpive publike, ndahet nga jeta Azbiu nga Këlcyra që mallkonte qytetarët nëse s'e votonin (VIDEO)

19 Gusht 2020, 09:23| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 15:15

  • Share

Është ndarë sot nga jeta nga shkaqe natyrale Azbi Kasaj 65-vjeç apo siç e thërrisnin në qytetin e Këlcyrës 'Bikja'. Një personazh i njohur falë deklaratave të tij si ajo e vitit 2009 në formën e mallkimit për votuesit përmetarë që nëse nuk e votonin u uronte kancer në fyt.

Njëkohësisht Azbiu herët edhe për kamerën e Report TV ka dhënë deklarata kontroverse dhe kundër rrymës si ajo e çeljes së shtëpive publike në Këlcyrë nëse do të zgjidhej kryetar bashkie apo dhe për liberalizimin e mbjelljes së hashashit me qellim mirëqenien e popullit.

Kasaj prej 2005 e ne vazhdim ka konkurruar në të gjitha llojet e zgjedhjeve si kandidat në parti të ndryshme politike.

VIDEO/Deklarata në maj 2019 për hapjen e shtëpive publike

VIDEO/Deklaratë e 2017 për shtëpitë publike

 

VIDEO/Deklarata e 2009 ku thoshte: Ata që nuk më votojnë u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër

Komento

Komente

  • Hysni: 19/08/2020 22:12

    Rip

    Përgjigju
  • Hason Krimbi: 19/08/2020 20:39

    Le te filloj gostia e krimbave mbi trupin e Hazbiut! Keto 40 dite krimbat kane feste!

    Përgjigju
  • xXx: 19/08/2020 19:02

    Ky thoshte ate qe mendonte,shume nga ju komentuesa nuk e beni dot...Lereni o komentuesa leshi te shkretin ne paqe...

    Përgjigju
  • Shqip: 19/08/2020 18:58

    Politikanet shqiptare humben vellain dhe simbiozen e tyre mendjehapur

    Përgjigju
  • ymeri: 19/08/2020 17:21

    NJESOJ eshte vdiq hazbiu ,,por na la peshqesh ILIR METEN,,,HAZBIUN NUMER 2....

    Përgjigju
  • Shane Korbeci: 19/08/2020 15:10

    Humbje e madhe per demokarcine ton te brisht

    Përgjigju
  • LORA: 19/08/2020 13:05

    Kete A.Kasaj do ta mbaj mend se ishte unik si qikllop(me nje sy) dhe me ka shkri ne gaz me gojtarine e tij.

    Përgjigju
  • Plepi i thate: 19/08/2020 10:21

    Hazbiu bente per president do ishte shume me i mire se like lalzi,

    Përgjigju
  • Erik: 19/08/2020 09:58

    Ngushellime familjes. U shua nje personazh simpatik ne llojin e vete.

    Përgjigju
  • Tralala: 19/08/2020 09:30

    Bobobo humje e madhe per politiken shqiptare ...haha prrr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?