Hartuesi i programit ekonomik të Këlliçit: Transport falas, duke hequr njerëz nga puna, e marrin rrogën kot! Çoçoli: Falimenton Bashkinë

6 Prill 2023, 19:40| Përditesimi: 24 Prill 2023, 22:50

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur të gjithë po diskutojnë se si mund të realizohet transporti falas për Tiranën,  hartuesi i programit ekonomik të kandidatit Këlliçi, Klodian Muço tregon se e kanë gjetur zgjidhjen. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Muço tha se një nga mënyrat është heqja e njerëzve nga puna që marrin rrogën kot.

“Veliaj nga taksa në infrastrukturë ka marrë 400 mln euro ka investuar vetëm 2.4%, Bashkia arkëton të ardhura, por ku i çon pjesën tjetër të parave? Po bëhen ndërtime, po rrugët janë ato që janë, trotuarët po. Tirana është qyteti më i ndotur i Europës. Kush është zgjidhja? Ne duam të reduktojmë ndotjen, dhe kush është zgjidhja, jep shërbim cilësor të transportit publik. Shiten 100 mijë bileta në vit, 12 mln euro në vit. Buxheti i Bashkisë së Tiranës, shkon për pagat dhe shpenzime të administratës, janë patronazhist. Janë njerëz që marrin një rrugë të kot. Si do e financojmë, do shkurtojmë shpenzimet administrative, do ketë reformë, zgjidhet me reduktimin e korrupsionit, nuk them që do e bëjmë zero, nuk jam optimist. Do reduktojmë barrën fiskale që të zgjerojmë bazën e tatueshme. Kohë më parë u reduktua taksa e sheshtë dhe dolën 16.4% më shumë të ardhura dhe numri i bizneseve u rrit me 12.4%. Të gjitha premtimet janë të realizueshme, janë gjetur dhe financimet. Kemi bërë me laps dhe me letër, kaq na kushton, tani, kaq më vonë dhe ku do të dalin paratë”, tha Muço.

Mirëpo, nga ana tjetër, eksperti Fator Çoçoli tha se një premtim i tillë, është i pamundur për t’u mbajtur.

“Kush nuk do e donte transportin falas, apo të uleshin taksat, do ishte rasti më i mirë, por mua më duket arakiri i ekonomisë. Se po t’i heqësh këto taksa, 18 mln euro mbledhim nga autobusët në vit dhe nuk janë pak për një buxhet, nuk janë pak. Tirana me transport publik falas, ta zëmë se ndodhi Tirana do ishte qyteti i 10 në botë, e ka Australia, ku kanë të ardhura të larta për frymë, Luksemburgu, vendi më i pasur në botë, shtet i vogël, një qytet tjetër në Britani, në Suedi me të ardhura për frymë prap të larta, Kanadaja. Është e pamundur në gjykimin tim. Në ëndrrën më të bukur do të bëhen, por po të zgjohemi nga gjumi jo. I ke bërë petullat me ujë, hiq ujin dhe bëji me vaj”, tha ai.

Një studim i bërë nga  i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it - agjencia gjermane për zhvillim vuri në dukje kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës. Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 07/04/2023 08:45

    KY djal ka te ardhmr e ben!!!!! Por kur te mar ate te noc rrokut. Ky kujton se eshte polika det me kos dhe o burra lugen ne brez. Ah mor kerric mor kerric,jan te thella keto pun. Sali ziu ka vdekur dhe po shkove pas tij do kesh te njejtin fat. E megjithate suksese tek e trasha!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Daku: 07/04/2023 07:44

    Bravo Belindit. Dota beje Tiranen si nje qytet ku njerezit te rrojne me te vertete si ne europe. Transport falas eshte i realizueshem

    Përgjigju
  • Meri: 07/04/2023 07:37

    Transport falas eshte mashtrim,nuk është e mundur,jemi në kapitalizëm,po nuk pagove nuk mer asnji lloj shërbimi.

    Përgjigju
  • Leverdia: 07/04/2023 04:00

    Nese transporti eshte falas tirana bëhet moderne ndaj Mesa duket edhe RAMA e ka braktis lalin dhe kete fillim pranvere Mesa duket Belindi e mori bashkine! Nese bashkia Tirone kalon tek Belindi atëherë riciklohet poltika pra iken lali iken dhe të gjithë ish kryetaret ! Ndaj në demokraci shqipëria ka nevoje që Belindi në 14 maj 1993 të marrë plot 51% votave numeruara pra asnje kryetar bashkie nuk ka mdenjur 3 mandate (12 vite ) besoj kete herë lali Eri e humb dhe bëhet kandidat në TERREN për kryetar PS pastaj bëhet riciklim zinxhir Kjo i bën mirë demokracisee ! Sa për urbanet nëse ska faturino I bie me mirë Sepse ka me shume hapsire !

    Përgjigju
    • eli: 07/04/2023 08:52

      Ty te paska mbet sahati ne 1993-shin or mik!

  • sehirxhiu: 06/04/2023 22:30

    Ne kujtesen e shqiptareve ne epoken komuniste kane egzistuar disa ideollogji. Ideollogjia " komuniste" qe zhvillohej dhe fuqizohej ne "organizatat baze" dhe dipllomohej nga instituti i studimeve marksist-leniniste, ideollogjia borgjezo kapitaliste qe veprimtarine e kryente burgjeve dhe hetusive ku si kavje sherbenin Pjeter Arbnori, Sherf Merdani etj dhe ideollogjia popullore qe punonte si kafsh hante buke e domate dhe ne erresire ngushellonte veten kur shihnin Adriano Celentanon. Ne vijim doli Ylli Bufi me studimin peR 6 dite buke, sot del Fatos kongol me studimin per mireadministrimin e parave te popullit per transportin nga punonjesit dhe taksambledhesit e bashkise per te mos falimentuar kjo. Bravo instituti i analisteve konsistent per mos avancim ne manaxhim dhe turp per ju qe ju la Pjetri dhe Sherifi qe i beni opozite vetes dhe popullit kudo ku emigron.

    Përgjigju
  • Shoferi: 06/04/2023 21:58

    Te thoshte transport falas per nxenesit e shkollave dhe pensionistet edhe mund ta haje por transport falas per te gjithe kjo jo vetem qe eshte genjeshter me bisht por me keto mend qw ka i shkreti Belo rrezik te dale pa gje.

    Përgjigju
    • Italja si moter: 07/04/2023 08:17

      O popull a e kuptoni qe transporti falas eshte genjeshter ? Stufentet kane karten e stufentit qe levizin po ju o popull henjeheni me nje karamele ju doni qe te rini dhe tju paguajn ,a e donit Europen ?kjo eshte europa ,i shkaterruat ye gjitha fhe tani kerkoni qe tju paguajn ,po te jeni te zot vini perpara saliun qe fogji shqiperine .

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?