Premtimet e Ramës në Dibër,
Vasili: Kryeministri i rrjedhur

11 Nëntor 2017, 10:54| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës nga Dibra për investimet. Vasili thotë se në buxhetin që Rama ka sjellë në Kuvend nuk ka asgjë për Dibrën dhe dibranët.

E ndërsa e cilëson Ramën si të rrjedhur, Vasili shprehet se në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda.

Reagimi i Petrit Vasilit
Shkollëpaku ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e qeverisë. Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda. Halle të medha rëndojnë mbi dibranët. Ate qe kishin mangut nga hallet e shumta ishte humori i shpifur i shkollepakut kryeminister.

Ky ne buxhetin qe ka prure ne Kuvend s'ka asgje per Dibren dhe dibranet. Po, shume droge dhe kriminele i ka bere peshqesh Dibres dhe dibraneve. Sa per grate e Dibres dihet boterisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shume mbi zë e nën zë me kete te rrjedhur.

Mbase ky shkollepakti i ngaterron grate e mencura te Dibres me grate e tij te qeverise, qe qeshin edhe pa folur ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?