Premierat botërore në
kinema Millenium

26 Prill 2013, 02:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Pas dimrit të ngarkuar me filma të kalibrit Oskar, pranvera mban ritmin e titujve më të fundit që shfaqen në kinema Millennium. Mes syresh edhe dy premiera botërore, projeksionet e të cilave fillojnë njëherësh me projeksionet amerikane, duke lënë pas shumë shtete europiane të cilat fillojnë të shfaqin këto filma ditë më vonë.

I pari që ngre siparin e premierave, pikërisht më 26 prill, është komedia “The Big Wedding”, një film që ndërthur yjet e vjetër dhe të rinj të Hollivudit. Kështu në njërën anë janë Robert De Niro, Diane Keaton, Susan Sarandon, Robin Williams dhe në anën tjetër Amanda Seyfried (e cila për të dytën herë luan rolin e një nuseje), Katherine Heigl dhe Topher Grace.

"Jam entuziast që kam mundësi të vazhdoj punën që kam nisur me filmin, “The Bucket list”, duke drejtuar aktorë të pjekur përgjatë një historie zbavitëse dhe komplekse të plotësuar edhe me pak seks dhe karakter të keq personazh " është shprehur në median e huaj regjisori Justin Zackham i cili është është edhe bashkëskenarist i filmit. Për fansat e brezit të vjetër të aktorëve mund të theksojmë se Robin Ëilliams interpreton me aktorin Robert De Niro sërish pas 23 vjetësh që nga aktrimi i tyre në “Aëakenings”, drama e Penny Marshall.

Filmi sjell historinë e një familjeje moderne që përpiqet të mbijetojë gjatë një fundjave dasme por që rrezikon të shndërrohet në një dështim të vërtetë. Don e Ellie Griffin, një cift i divorcuar prej kohësh, që vijnë nën interpretimin e aktorëve Robert De Niro dhe Diane Keaton do të detyrohen që të shtiren si një cift i lumtur për hir të martesës së djalit të tyre të birësuar, por sidomos për shkak të nënës së tij biologjike, një ultrakonservatore që po udhëton nga ana tjetër e botës për të marrë pjesë në dasëm.

Minutë pas minute prindërit kalojnë peripecitë e gënjeshtrave të tyre dhe fshehja e të vërtetës bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta. Të pasionuarit pas makinave dhe aksionit por sidomos pas sagës “Fast and Furious” mund të ndjekin premierën botërore të kapitullit të gjashtë në datën 24 maj.

Përpos një sage mjaft popullore mes të rinjve, kjo seri e re e sagës bëhet pak më “shqiptare” falë pranisë së këngëtare Rita Ora në trajlerin e filmit, një fakt që bëri jehonë në median shqiptare menjëherë pas publikimit të trajlerit. Në këtë seri të drejtuar nga Justin Lin për 145 minuta fansat mund të ndjekin një interpretimin e Dëayne Johnson, Vin Diesel, Paul Walker dhe Luke Evans tashmë në një betejë të re për të cuar para drejtësisë gangsterin Owen Shaw.

GETSBI I MADH DHE “HANGOVER” I TRETË

Ndonëse nuk janë premiera botërore, mjaft tituj të tjerë filmash që do të shfaqen gjatë muajve maj dhe qershor rrinë shumë pranë projeksioneve të huaja dhe sidomos atyre amerikane duke bërë që publiku shqiptar të ruajë koherencën e titujve të rinj që “zbarkojnë” në sallat e kinemave në mbarë botën.

Më 17 maj shfaqet drama dhe romanca “The Great Gatsby” në shqip “Getsbi i Madh” një tjetër përshtatje kinematografike e romanit të njohur të shkrimtarit amerikan Skot Fizxherald. Pas 39 vitesh rivjen historia e një veterani lufte që e gjen veten të zhytur në kujtimet e të shkuarës dhe në stilin e jetës së fqinjit të tij milioner.

Regjia i përket të mirënjohurit Baz Luhrman, i cili gjithashtu është ulur të shkruajë skenarin e filmit. Në rolin e Jay Gatsby wshtw aktori Leonardo Di Caprio ndwrsa pwrballw tij janw Carey Mulligan, Joel Edgerton apo Tobey Maguire. Filmi vjen për publikun shqiptar vetwm dy ditw pas projeksionit qw ngre siparin e Festivalit tw Kanws dhe vetëm një javë pas premierës botërore dhe.

Po në këtë distancë kohore nga premiera vjen edhe projeksioni i parë shqiptar për kapitullin e tretë të sagës së njohur “Hangover”. Dukej sikur gjithcka ishte mbyllur për miqtë e mirë që gjithmonë gjenden në telashe, por edhe pse nuk ka më dasma dhe as mbrëmje beqarie, aventurat nuk do të mungojnë. Bradley Cooper, Heather Graham, Zach Galifianakis do të vijojnë të na mbajnë me të qeshura. Garancia është gjithashtu regjisori Todd Philips i cili ka drejtuar edhe serinë e dytë të sagës, ndërsa ka qenë producent i serisë së parë “Hangover”.

Brenda të qeshurave por edhe brenda realitetit vjen filmi “Pain and Gain” i cili sapo ka filluar tashmë të shfaqet në kinematë amerikane ndërsa për publikun shqiptar mbërrin në kinema Millennium në datën 10 maj. Tri trajnerë bodybuilding interpretuar nga Rebel Ëilson, Mark Ëahlberg, Dëayne Johnson ngatërrohen gjithnjë e më keq në një rrjet kriminal dhe ndonëse gjithcka ndodh rastësisht duket se zgjidhja e lumtur për ta është tepër e vështirë. Filmi rikthen pas kameras regjisorin e njohur Michael Bay, I cili ndërthur me finesë aksionin, komedinë dhe krimin.

QERSHORI PËR SANDRA BULLOCK DHE WILL SMITH

’Cifti i cuditshëm’ klasik i kinemasë policeske Made in Usa për herë të parë bëhet femëror, falë dy aktoreve krejt të kundërta si një profilet e tyre ashtu edhe në personazhet që interpretojnë. Është fjala për fituesen e Oskarit, Sandra Bullock dhe aktoren e njohur komike Melissa McCarthy.

Dyshja njihet si një meritë e regjisorit Paul Feig dhe me sa gjykohet nga trajleri i filmit që sapo ka dalë, mendohet se është një cift që funksionon më së miri në ekran.

Fantashkenca me sa duket është e preferuar për aktorin Ëill Smith i cili do të shfaqet në filmin “After Earth”, në një tokë një mijë vjet pas braktisjes së detyruar të njerëzimit,tashmë një planet I shkretë por edhe i rrezikshëm.

Dhe titulli më i ri që propozohet për publikun shqiptar është “The internship” komedia që sjell të parin film për Google dhe këtë nëpërmjet dy protagonistëve, aktorëve të njohur të kësaj gjinie Vince Vaughn, Owen Wilson. Këta dy agjentë shitjeje pasi gjenden të papunë nga zhvillimet teknologjike, vendosin të hyjnë në një kompani sajtesh ne internet, shefat e të cilës janë sa gjysma e moshës së tyre.

Kështu atyre do tu duhet që të konkurrojnë për vendin e punës me disa të rinj, gjeni të teknologjisë. Regjia e këtij filmi i është besuar autorit të të gjitha serive “Night at the museum”, regjisorit Shaën Levy.

Edhe pse datat fikse të filmave të qershorit nuk janë paracaktuar të tre filmat kanë premierat e tyre botërore gjatë të njëjtit muaj që ato do të shfaqen edhe në Tiranë, duke projektuar kështu të tjerë filma të rinj njëherazi me kinematë e huaj.

SKEDAT E FILMAVE QË DO SHFAQEN NË KINEMA MILLENIUM

“PAIN AND GAIN”
Regjia: Michael Bay
Skenari: Christopher Markus, Stephen McFeely
Aktorë: Rebel Wilson, Mark Wahlberg, Dwayne Johnson
Gjinia: Aksion , Komedi, Krim
Kohëzgjatja: 130 minuta
Sinopsi: Bazuar në historinë e vërtetë të tre trajnerëve bodybuilding në Florida, të cilët duke ndjekur ëndrrën amerikane, ngatërrohen rastësisht në një rrjet kriminal. Dhe gjërat shkojnë akoma më keq.

“THE GREAT GATSBY”
Regjia: Baz Luhrmann
Skenari: Baz Luhrmann, Craig Pearce
Aktorë: Leonardo DiCaprio, Carey Mulligan, Joel Edgerton, Tobey Maguire
Gjinia: Dramë, Romancë
Sinopsi: Një veteran lufte e gjen veten të zhytur në kujtimet e të shkuarës dhe stilin e jetës së fqinjit të tij milioner.

“FAST AND FURIOUS 6”
Regjia: Justin Lin
Skenari: Chris Morgan , Gary Scott Thompson
Aktorë: Dwayne Johnson, Vin Diesel, Paul Walker, Luke Evans
Gjinia: 145 minuta
Kohëzgjatja: Aksion, krim, triller
Sinopsi: Agjenti Hobbs pranon ndihmën e Dom dhe bashkohet për të çuar para drejtësisë gangsterin Owen Shaw. Për të pasur prova të sakta ata duhet t’u japin fund disa skemave të tyre, pavarësisht se u kushton personalisht.

“THE HANGOVER PART III”
Regjia: Todd Phillips
Skenari: Todd Phillips, Craig Mazin
Aktorë: Bradley Cooper, Heather Graham, Zach Galifianakis
Gjinia: Komedi
Sinopsi: Këtë herë nuk ka dasëm dhe as mbrëmje beqarie. Kështu që cfarë mund të shkojë keq? Por asnjëherë nuk i dihet.

“THE HEAT”
Regjia: Paul Feig
Skenari: Katie Dippold
Aktorë: Sandra Bullock, Melissa McCarthy, Marlon Wayans
Gjinia: Aksion, komedi, krim
Sinopsi: Agjentja e FBI-së, Sarah Ashburn është e detyruar të punojë me oficeren e policisë së Bostonit, Shannon Mullins për të ndaluar një kartel droge. Asnjëra prej të dyjave nuk kanë pasur ndonjë partner apo ndonjë mik, dhe ndërkohë që punojnë do t’u duhet të njohin më mirë njëra-tjetrën.

“AFTER EARTH”
Regjia: M. Night Shyamalan
Skenari: Gary Whitta, M. Night Shyamalan
Aktorë: Will Smith, Jaden Smith, Isabelle Fuhrman
Gjinia: Aksion, Aventurë, fantashkencë
Sinopsi: në Tokë, pas 1000 vitesh, një anije kozmike përplaset pas një avarie. Dhe djalit Kitai Raige e babait të tij Cypher do t’ju duhet të udhëtojnë në një Tokë të shkretë dhe të rrezikshme që pas ikjes së detyruar të njerëzve. Gjithcka për të mbijetuar.

“THE INTERNSHIP”
Regjia: Shawn Levy
Skenari: Jared Stern, Vince Vaughn
Aktorë: Rose Byrne, Vince Vaughn, Owen Wilson
Gjinia: Komedi
Sinopsi: Dy agjentë shitjeje pasi gjenden të papunë nga zhvillimet teknologjike, vendosin të hyjnë në një kompani sajtesh ne internet, shefat e të cilës janë sa gjysma e moshës së tyre. Kështu atyre do tu duhet që të konkurrojnë për vendin e punës me disa të rinj, gjeni të teknologjisë.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fiundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?