Foto ilustruese

Premier League forcon pozitat, kontratë me vlerë 7.8 miliardë euro në ishull

5 Dhjetor 2023, 20:15| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 20:16

  • Share

Drejtuesit e Premier Leagues angleze kanë lidhur një kontratë të re televizive për të drejtat e transmetimit, e cila do të jetë e vlefshme për periudhën ndërmjet sezoneve 2025/26 dhe 2028/29.

Ditën e djeshme, Premier League angleze njoftoi lidhjen e një kontrate të re, e cila ka qenë burimi i fuqisë financiare të futbollit anglez për më shumë se një dekadë. Drejtuesit e ligës shitën të drejtat televizive në tregun vendas dhe kontrata katër vjeçare, e cila do të jetë e vlefshme nga sezoni 2025/26 deri në 2028/29, kap vlerën e përgjithshme prej 7.8 miliardë eurosh.

Kjo do të thotë se kontrata vjetore televizive do të jetë pak më pak se 2 miliardë euro dhe marrëveshja e re është rreth 4 përqind më e mirë se ajo ekzistuese. Kjo konsiderohet një sukses i madh në Angli, pasi në vitet e fundit analistë të ndryshëm kanë parashikuar se vlera e të drejtave televizive në tregun britanik tashmë ka arritur kulmin e saj dhe se pritet edhe një rënie e vlerës.

Të drejtat u fituan nga partneri tradicional i Premier League Sky dhe TNT, teksa në marrëveshjen e re nuk do të jetë më Amazon, e cila në marrëveshjen ekzistuese transmetonte 20 ndeshje të kampionatit anglez në sezon përmes platformave të saj digjitale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?