Prelocaj me bashkëshorten Muller mbërriti në Tiranë për “Polinën”

23 Mars 2018, 16:16| Përditesimi: 23 Mars 2018, 17:23

  • Share

Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka mbërritur sot në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, Valeri Muller për të qenë të pranishëm në shfaqjen e filmit të tyre “Polina”.

Filmi i Preljocaj me regji të Muller Polina, të vallëzosh jetën" do të shfaqet në orën ora 17:00 – në kinema Millenium në kuadër të pranverës së Frankofonisë në Shqipëri. Shfaqja e filmit do të bëhet në prani të regjisores Valérie Müller dhe të koreografit Angelin Preljocaj dhe hyrja do të jetë e lirë sipas një njoftimi nga ministria e Kulturës. Filmi do të shfaqet me titra në frëngjisht e në shqip. 

“Polina” simbolikisht pasqyron jetën e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prejlocaj, por subjekti tregon sfidat e një balerini të universalizuar në personazhin e një vajze ruse, Polinës, e cila kishte pasion baletin dhe po ushtrohej rreptësisht  në baletin klasik. Frymëzimi ka qenë historia e një balerine të re (Anastasia Shevtsova) që erdhi nga një qytet i ftohtë i Rusisë drejt Francës, ku mësoi baletin me sakrifica më të mëdha se sa e mendonte. Në film “vizatohet” një portret psikologjik i një gruaje të re që zbulon botën dhe postulatet mbi kapjen e vallëzimit modern nga kamera. Filmi krijon sekuenca të mahnitshme vallëzimi, ku producentët kanë arritur të bëjnë kamerën pjesë të koreografisë.


 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?