Muharrem Koni, banor i Bërxullës

Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës! Futen brenda zyrave: Duam pronat tona

11 Prill 2023, 10:19| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:13

  • Share

Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotëm para zyrave të Hipotekës në Tiranë, sërish në kërkim të një zgjidhje për pronat e tyre, të cilat preken nga askin Thumanë-Kashar. Për të kërkuar një zgjidhje ato u futën brenda zyrave të hipotekës. Banorët qendruar rreth një orë brenda zyrave të hipotekës, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të rikthehen sërish aty për të protestuar.

Në fjalën e tyre për mediat ato u shprehën se projekti i ri po shkatërron rrugën dhe se është një projekt i pastudiuar. Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni tha se po u shkelen sakrificat e tyre dhe theksuan se institucionet nuk duan që tu japin zgjidhje kërkesave të tyre.

‘Po tallen me sakrificën e këtyre njerëzve. Nuk kemi marrë asnjëlloj përgjigje. Vetë firma nuk ka bërë asnjëlloj veprimi. Nuk ka vullnet për të zgjidhur problemet tona. Është një projekt i pastudiuar. Nuk e zhvillon zonën por e shkatërron. Duke filluar që nga Rinasi. Atje ndahet fshati përmes. Ne me pronën jetojmë, se jemi në fshat. Po vjen fushata e misrit tokat janë të punuara. Nuk po na jepet asnjëlloj zgjidhje. Nuk ka një rrufë dytësore. Po tallen me dhimbjen tonë pasi nuk duan që ta zgjidhin. Ato nuk i kanë zyrat e përjetshme në ato zyra! Dalin në protestë pasi kërkojnë që të mundin dhimbjen. Nuk e vendosin dorën në zemër. Jam rritur që padrejtësinë mos ta pranoj. Kur padrejtësia të bëhet ligj, jemi të detyruar që të kërkojmë vetëgjyqësi.’- tha ai.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 11/04/2023 21:55

    Shteti duhet te demshperblej pronaret e vertet te tokave dhe jo atyre qe i kan perfituar me ligjin 7501 Ky ligj anti njerzor ku pronaret e ligjshem skan te hane dhe ata qe i kan merr pa te drejt behen milionera

    Përgjigju
  • Niku: 11/04/2023 17:26

    Juve duhet te protestoni qe te ndryshoni emrin e fshatit njehere, pastaj hajde kerkoni pronat tuaja.

    Përgjigju
  • XHUNGEL HESAPI: 11/04/2023 14:41

    JU KA ZON HAKU I PRONAREVE REAL TE TOKES, QE I KENI ZON QE 30 VJET ... ASHTU KENI ME VDEK, RRUGEVE.

    Përgjigju
  • Lala: 11/04/2023 13:21

    Ku i gjetet pronat Ju? A harrova jau dhuroi shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?