Prej kohësh i heshtur, Saimir Tahiri
urim në facebook për festat e nëntorit

27 Nëntor 2017, 21:21| Përditesimi:

  • Share
Pas disa kohësh në heshtje, ka reaguar më nën fund ish-ministri Saimir Tahiri.

Në vigjilje të 28 nëntorit, datë kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë, Tahiri ka uruar me një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. “Gëzuar Shqipërinë”, shkruan Tahiri në faqen e tij në facebook, teksa poston edhe foton e flamurit. 

Ky është postimi i parë i ish-ministrit pas shumë kohësh. Pas përgjimeve, Tahiri u përfshi edhe në një tjetër ngjarje, pasi biznesmenit Orest Sota iu gjeten 800 mijë euro në makinë, si dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese të Tahirit. 

 

tahiri
  (Postimi i Saimir Tahirit në facebook)

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?