Aktorja turke Semra Dinçer

VIP & Spektakël

Prej dy vitesh në luftë me kancerin në mushkëri, ndahet nga jeta aktorja e njohur turke

2 Nëntor 2021, 11:23| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 11:37

  • Share

Aktorja e njohur turke Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e kancerit në mushkëri.

“Ishte e sëmurë nga kanceri në mushkëri prej dy vitesh. Janë kryer operacione të shumta, por nuk arriti të mbijetojë. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në një postim në rrjetet sociale nga Haluk Levent i cili tregoi edhe për lajmin e hidhur.

Kush është Semra Dinçer? Ajo lindi në vitin 1965 në Ankara. Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi”, ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.

Aktorja turke Semra Dinçer

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?