Fatos Nano

Prej javësh në spital, Nano i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri! Burime: Operacioni ka rezultuar me sukses

5 Shtator 2023, 22:46| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 23:06

  • Share

Prej disa javësh tashmë në spital ish kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Nano do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish. Lideri historik i PS është në gjendje të qëndrueshme dhe operacioni ka rezultuar me sukses.

Mjekët thonë se sëmundja është shkaktuar nga pirja e duhanit për shumë vite, mbi 30 vjet. Nano vuan nga SPOK, bronkiti kronik. Filimiisht Nanos i janë pastruar bronket, por ndërhyrja shoqërohet me terapi, rikuperimi thonë mjekë do të marr kohë

Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i bënë pak ditë më parë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Nano është një prej personazhëve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste. Ai ka qenë katër herë kryeministër i vendit, i dyti në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar pas Mehmet Shehut. Më konkretisht, në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thënie e famshme: 06/09/2023 09:24

    Operacioni përfundoi me sukses, pacienti vdiq.

    Përgjigju
  • Komi: 06/09/2023 04:40

    Si thote populli, gjende shpeton populli nga keta bajga!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 05/09/2023 23:27

    Gjalle eshte my plehra. Megjithese ky nuk eshte aq plehre sa Rama Berisha dhe Meta qe nuk largohen derisa të vdesin.

    Përgjigju
  • Kroi i pastër.: 05/09/2023 23:04

    Të shkuara.LËRË DUHANIN.Jeta nuk është duhan..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?