Inxhinieri i OSHEE-së, Armand Spathara dhe inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, Alfred Lulaj

Të intubuar prej ditësh në spitalin 'Shefqet Ndroqi', humbin jetën inxhinieri i Spitalit të Beratit, Alfred Lulaj dhe ai i OSSHE-së Armand Spathara

7 Dhjetor 2020, 20:38| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 21:35

  • Share

1607372847_inxhineret.jpg

Armand Spathara dhe Alfred Lulaj

2 inxhiniera në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19.

Inxhinieri i Spitalit Rajonal Berat, 55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHEE-së, 60-vjeçari Armand Spathara e kanë humbur betejën me COVID-19 në orët e para të mëngjesit të së Hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej 2 javësh në Spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, ku ishin të intubuar.

Mësohet se askush prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga COVID-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ata ishin transportuar rreth 2 javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim, gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat,ndërkohë që 60-vjeçari Armand Spathara mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat, ku punonte si inxhinier në sekrorin e dispeçerisë. Pas vdekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

 


Lajmi kryesor:

COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?