Varka me vela

Prej 6 korrikut, Gjiri i Vlorës do të 'pushtohet' nga varkat me vela! Për herë të parë garojnë edhe 2 varka shqiptare

29 Qershor 2023, 17:27| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 17:40

  • Share

Për katër ditë rresht, Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Këtë e bëri me dije kreu i qeverisë, Edi Rama duke thënë se varkat me vela do të nisen prej 6 korrikut nga Italia drejt Vlorës.

Rama u shpreh se kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione dhe zbuloi se për herë të parë do të jenë në garë edhe 2 varka shqiptare.

“Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, theksoi Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?