Shumica e studentëve 4 muaj pa marrë paratë e bursave: Shteti nuk na vlerëson, truri do edhe ushqim! Rektorati: Fondet janë alokuar, në janar  nis shpërndarja

25 Janar 2023, 12:41| Përditesimi: 25 Janar 2023, 15:04

  • Share

Mateo, studenti ekselent në vitin e  parë në degën inxhinieri informatike nuk e ka marrë prej 4 m nuk e ka marrë përfitimin nga bursa, vlerën prej 10 mijë lekësh. I riu mendon që kjo vonesë është mossvlerësim i studentëve për punën që bëjnë.

Nga 1072 studentë që morën pjesë në studimin e Qëndresës Qytetare, 98 përqind e tyre nuk i kishin marrë 10 mijë lekët. Për Arta Haxhiun një tjetër studente e cila është përfituese e bursës sociale,  vonesat e parave tw bursës  përkthehen në vështirësi të mëdha jetese.

‘Nëse trurin si studente e ushqen me libra, barkun jo nuk e ushqejmë dot njëherë në 6 muaj kur na jepen bursat.’- u shpreh ajo.

Por duket se vonesat nuk kanë të bëjnë me mungesë fondesh por me burokracitë

“Studentët e plotësojnë formularin e bursës shumë më vonë se momenti i regjistrimit dhe fondet e bursave u vonohen me gati 4-5 muaj dhe u depozitohen në llogaritë e tyre në mënyrë të çrregullt”- tha rektorati.

Por për deputeten e PD Ina Zhupa e cila ishte pjesë e këtij diskutimi fajtore për gjithë problematikat e studentëve është qeveria

Gjatë interesimit pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Report Tv mësoi se listat dhe fondi i është kaluar fakulteteve dhe brenda Janarit ose në fillim të shkurtit mund të bëhet kalimi i parave. Në total janë 30-40 mijë student që trajtohen me bursë nga shteti.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puna: 25/01/2023 15:06

    Studentet duhet te hapet programi per pynesim dhe gati per shqiperine qe rinia te punesohet dhe te mos ikin jashte te gjithe, studenteve duhet tu jepet si pako ndihme 100-200€ kete vit per libra etj etj pasi cmimet jane rritur nese iken rinia do jete shume vone pasi nga 100 qe ikin vetëm 5-10 rikthehen pra kemi fluks dalës ndaj nje ndihme per studente dhe rinine duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?