Prej 4 javësh mësim online, foto-album të mësuesve duke punuar me nxënësit

3 Prill 2020, 16:48| Përditesimi: 3 Prill 2020, 16:55

  • Share

Mësimi nga shtëpia është një sfidë si për mësuesi dhe nxënësit por dhe vetë prindërit, por kjo është parë si zgjidhja me e mirë në këtë situatë ku vendi po lufton ndaj koronavirusit. Mësimi online zhvillohet që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe prej 4 javësh mësuesit janë angazhuar për të dhënë mësimet dhe bërë sqarimet për çdo paqartësi të nxënësve të tyre në mënyrë që të vijohet paralel me studimet sa të mundet dhe puna të mos mbesë prapa.

Me anë të një postimi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përcjellë momente pune të mësuesve nga i gjithë vendi ndërsa zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë.

"Edhe pas 4 javësh mësim në kushte shtëpie, përkundër sfidave të kohës në të cilën po kalojmë, mësuesit mbesin të angazhuar që nxënësit e tyre mos të mbesin prapa me mësime", shkruan Shahini.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?