Jeton në Lviv prej 3 vitesh, shqiptari me veshjen tradicionale ukrainase për Report Tv: Situata e qetë, por kufijtë janë minuar nga Rusia! Në rast rreziku kthehem me familjen

14 Shkurt 2022, 13:05| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 13:35

  • Share

Devis Xama, i riu shqiptar i cili jeton prej tre vitesh në Lviv të Ukrainës, foli mesditën e sotme për emsionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv teksa tensionet Rusi-Ukrainë rriten nga çasti në çast.

Në dukje me një veshje të veçantë, Xama tregoi se është tradicionale ukrainase ndërsa shtoi se e ka veshur për shenjë respekti, pasi edhe bashkëshorten e ka ukrainase. Për situatën në Lviv, Devisi tha se deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se edhe në Kiev situata paraqitet njësoj por kufijtë janë të minuar nga Rusia.

“Pyeta edhe në Kiev, me aq kontakte sa kam, paraqitet situata e qetë. Mbase ndihet më shumë në kufi, por në Lviv dhe Kiev situata është e qetë.”-tha Devisi.

Më tej ai theksoi se shumë qytetarë janë të shqetësuar, dhe kanë marrë informacione se nëse ndodh diçka, ku mund të shkojnë për tu mbrojtur.

“Të gjithë shkojnë në punë, në shkolla. Nuk jam aspak i shqetësuar. Kontaktova dhe me ambasadën, është larg dhe nuk ndihet. Fola, nëse do bëhet diçka shumë e madhe, mund të kalohet dhe kufiri. Por këtu kemi shtëpinë, jetën.”-tha ai.

Thirrjen e ambasadës pak ditë më parë, që shqiptarët që jetojnë në Ukrainë të largohen nga aty, Devisi tregoi se në Lviv situata nuk është e rrezikshme.

“Shqiptarët e tjerë që njoh, nga Kievi, janë pak më të shqetësuar. Në bazë të situatës do veprojnë.”-tha Devisi.

I riu shqiptar, u shpreh se në dy anët e kufirit, si nga krahu i Rusisë dhe Bjellorusisë, dhe Ukrainës, është i minuar.

“Janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre. Kanë krijuar batalione të vogla në Kiev.”-tha i riu shqiptar.

Devisi uron që të gjendet një zgjidhje diplomatike, pasi sipas tij lufta nuk ka asnjë fitimtar.

“Shpresoj të ketë një lëvizje diplomatike, ose Ukraina të jetë neutrale, siç kam dëgjuar, as në lindje as në perëndim.”-tha Devisi për Report Tv.

Nëse situata do të percipitojë dhe do duhet të largohet urgjentisht, Devisi tha se do jetë i detyruar të lëvizë së bashku me familjen.

“Nëse do arrijnë deri këtu, do vij në Shqipëri, se s’kemi ku të shkojmë tjetër së bashku me familjen.”-tha i riu shqiptar për Report Tv.

Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusa mund të sulmoje Ukrainën javën që vjen, Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të largohen sa më parë nga Ukraina.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 14/02/2022 18:17

    Mina te vendosur nga rusia?Po thone se ajo do sulmoje ,nese eshte keshtu,do kaloje mbi minat e saj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?