Afera Partizani/ Berisha humb sërish, Gjykata e Lartë refuzon rekursin! Ish-kryeministri mbetet në arrest shtëpiak

9 Prill, 14:55| Përditesimi: 9 Prill, 15:49

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha humbi edhe një tjetër beteje më drejtësinë. Ai do të vijojë të qëndrojë në masën arrest shtëpie, pasi Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin përmes së cilit kërkonte lirinë.

Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën arrest në shtëpi, ku ish-kryeministri ndodhet prej 30 dhjetorit 2023.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykatës se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë edhe Gjykata e Posaçme u rrëzoi kërkesat për liri Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi masën arrest në shtëpi.

Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë. 

Berishës fillimisht iu caktua masa e detyrimit për t’u paraqitur, por ai refuzoi t'i bindej urdhrit dhe Prokurorisë së Posaçme i lindi e drejta ta ndryshojë masën në arrest shtëpie.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lord usa: 09/04/2024 17:38

    E me ju lumca, gjarpri edhe koken tia shtypsh te kafshon, mbajeni qenin larg cdogjeje

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 09/04/2024 11:32

    Nuk do te rrije ne shtepi cojeni tek 313-ta se ndoshta eshte me rehat ne regjimin 41 bis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?