Prefekti i ri i Durrësit rezulton me
një gjobë e një kallëzim penal 

1 Nëntor 2017, 21:37| Përditesimi:

  • Share
Roland Nasto u emërua prefekt i ri I Durrës, duke pasuar në këtë detyrë ish-prefektin Emiljan Jani, që u vendos në këtë post pak para zgjedhjeve të 25 qershorit

Por në dy deklarata të publikuara në faqen zyrtare të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (IKLPDKI), për Rolando Naston ka një kallëzim penal dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, apo 1 milion lekësh të vjetra.

Më 12 janar 2015, Roland Nasto përmendet në një listë të gjatë emrash të hartuar nga kryeinspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILKDP), për mospërmbushje të detyrimeve kushtetuese të deklarimit të formularit të pasurisë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (IKLPDKI), vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm: Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi i Forcës Detare, Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ILDKP të datës 12 janar 2015.

roland nasto
   (Njoftimi i postuar në faqen zyrtare në IKLPDKI​)

Po ashtu, sipas një deklaratë të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave rezulton se Roland Nasto ka një gjobë se me 100.000 lekë:

“Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi në Forcën Detare, Ministria e Mbrojtjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë”, shkruhet në njoftim.

2
   (Njoftimi i postuar në faqen zyrtare në IKLPDKI​)

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?