Prefektët, Patozi ironi me Ramën:
Shyqyr që nuk është kohë lufte

2 Nëntor 2017, 16:03| Përditesimi:

  • Share
Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi ka reaguar duke ironizuar kryeministrin Rama për emërimin e 12 prefektëve nga radhët e ish-ushtarakëve.

Emërimi i 12 prefektëve të rinj, të gjithë ish-ushtarakë të kujton atë anekdotën e atij që shkoi ne librari dhe porositi 3 metra libra jeshilë se i shkonin me mobiliet e bibliotekës së shtëpisë.

E kam thënë edhe një herë tjetër, se janë dy personazhe në Shqipëri, për të cilët nuk ka asnjë rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si duhet treguar. Njëri prej tyre është Edi Rama.

Falë Zotit jetojmë në kohë paqeje, sepse nëse vendi do të binte në luftë (larg qoftë) Edi Rama mund të na emëronte gjeneralë të gjithë ish-prefektët, duke përfshirë këtu edhe Keltis Krujën.

PS. Kjo që shkrova nuk ka të bëjë apak me respektin tim të palëkundur për ish- ushtarakët” shkruan ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?