Predha që vrau Aleks Nikën, gazetarja Banushi: Ja çfarë kanë kërkuar autoritetet italiane për ekspertizën

22 Janar, 21:43| Përditesimi: 23 Janar, 10:26

  • Share

 

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka treguar se çfarë kanë kërkuar autoritetet italiane që po bëjnë ekspertizën e predhës që i mori jetën Aleks Nikës në 21 Janar.

“Predha është dërguar në një laborator në Itali priten të ketë rezultate. Po bëhen dhe disa prova të tjera. Krahas predhës laboratori i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës edhe armën. Janë dhe prova të tjera që po hetohen. Ajo predhë shkoi në Amerikë dhe laboratori i ktheu. Laboratorët janë më të sofistikuar dhe prandaj është dërguar në një laborator në Itali. Po bëhen edhe disa ekspertiza të tjera. Veç vrasjes së Aleks Nikës, vrasja e Hekuran Dedës dhe e disa të plagosurve janë ende pa autor”, tha Keti Banushi në studion e Report Tv

Përmes njoftimit për shtyp prokuroria e Tiranës informoi sot  se 'në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit, është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet.

“Gjithmonë i është hedhur faji prokurorisë. E dëgjojmë çdo 21 Janar këtë. Që nga momenti i parë, që nuk u dorëzuan dhe prishën provat, prokuroria ka pasur shumë vështirësi. Megjithatë dosja erdhi në gjykatë. Prokuroria ka kërkuar 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 vite për Agim Llupo. Por gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia. Janë dhënë dënime qesharake. Prokuroria kërkoi dënime maksimale, por gjykata i dënoi me dënime qesharake. Po bëhen disa ekspertiza të tjera krahas predhës që vrau Aleks Nikën, e cila është dërguar në Itali”, shtoi  Banushi.


Lajmi kryesor:

Dervishi: Hap pas hapi, si e sabotoi shteti 21 Janarin! Strasburgu kërkon të zbardhet roli i zinxhirit komandues! Juristi Hoxha: Çështja do përfundojë në SPAK


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?