Ilir Meta dhe Sali Berisha

Precedenti Meta-Prifti dhe pafuqia e opozitës, në rastin Ahmetaj

17 Korrik 2023, 11:43| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 15:06

  • Share

Rasti i Arben Ahmetajt, ose më saktë dosja e inceneratorëve, është nga ato ngjarje që rrëzojnë Qeveri.

Jo vetëm për akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit, por se në këtë dosje, faktikisht akuzohet gjysma e Qeverisë, për të mos përmendur pastaj kryebashkiakët e disa prej qyteteve kryesore.

Për nga përmasa, është e ngjashme me video skandalin e famshëm të Ilir Metës, që bënte pazare sheshit, duke sjellë protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë kundër korrupsionit në vend, që sollën edhe vrasjen e 4 demonstruesve nga pushteti i kohës.

Vetëm se, nëse atëhere ishte i përfshirë një njeri, i filmuar me figurë dhe zë, dosja e inceneratorëve është edhe më e rëndë, pasi në këtë rast kemi të akuzuar gjysmën e ministrave, një prej të cilëve tashmë ndodhet në burg e tjetri në arrati.

Dhe llogjikisht, sot para Kryeministrisë do të duhej të nisnin protestat nga opozita, për dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e tij. Është kërkesa më normale, pas një skandali të tillë, se nëse nuk dalin sot, atëhere kur do dalin?

Por çfarë ndodh? Asgjë në fakt.

Jo se nuk duan, por se kanë të tjera halle.

Sali Berisha ka damkën “non grata” dhe nuk del dot në protestë, se i duhet të dalë në konferenca për shtyp që të sqarojë pse është shpallur nga Britania e Madhe si i korruptuar familjarisht.

Ilir Meta nuk del dot, se si mund të dalë në protestë njeriu i personifikuar si simbol i korrupsionit në vend.

Lulzim Basha ka hallin si të rizgjidhet dhe njëherë në krye të PD-së dhe nuk ka as kohë e as dëshirë, të merret me protesta.

Këto pjesët e tjera të opozitës pastaj nuk i llogarit njeri.

Ndaj në këtë zheg, të gjithë kanë futur kokën në hije si ato delet në vathë e mjaftohen me ndonjë status në rrjetet sociale.

Edi Rama ndërkohë, vazhdon si lider rajonal, si të mos ketë ndodhur gjë.

Ne të tjerët, “ftohemi” në diell!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 17/07/2023 12:18

    Ne kohen a Ilir M@tit dosja doli se ishte lufte e brendshme, perndryshe nuk do e shihte kush. Dhe u be e pamundura te nxirrej i pafajshem. Sor prokuroria heton pa problem se nuk ka presion. Kete pse nuk e permend?!!

    Përgjigju
    • Italia si moter: 17/07/2023 13:09

      O luman e o derman ,ju ngateroni kekun me byrekun ,as krahasohen bemat e salikes me Edin ,ata te dy e shkateruan dhe e vodhen shqiperine ndersa Edi e ngriti te gjithen nga e para prandaj mos u lodh te shkruash budallalleqe si di ti shkruashti ,ri i qete se populli edhe ne 2025 Edin do te votoje .

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?