Precedentët e 'grushtave në seancë', Gjykata e Lartë: Rrahja në Kuvend, jo vepër penale

1 Nëntor 2023, 15:19| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 15:43

  • Share

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një deputet shkon në gjykatë për shkak të dhunës ndaj kolegëve në parlament.

Më 14 korrik në vitin 2014 deputetët e atëhershëm Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën deputetin Gent Strazimiri dhe Prokuroria e Përgjithshme i mori të pandehur. Çështja u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila mbylli dosjen duke argumentuar se akte të tilla nga ana e deputetëve nuk përbëjnë vepër penale dhe si të tilla, duhet të gjykohen administrativisht nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Në vendimin e 10 qershorit Gjykatësit më të lartë në vend arsyetuan se çështja penale e nisur nga prokuroria pas denoncimit të Partisë Demokratike, nuk duhej të kishte nisur si çështje penale pasi veprime të tilla përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.

Nëse edhe në rastin e z. Nallbati apo z. Sina ky vendim i Gjykatës së Lartë do të konsiderohet si precedent apo jo nga SPAK pritet të shihet në ditët në vijim.


Lajmi kryesor:

Grushti i Bledion Nallbatit ndaj Vullnet Sinës në parlament, Rithemelimi dhe PS bëjnë 2 kallëzime penale! SPAK nis hetimet: Të sekuestrohen pamjet filmike


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?