Preç Zogaj prezanton në Lezhë dy botimet e reja: Biseda me njerëzit e letrave, emocion i veçantë

6 Shkurt 2022, 15:50| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 15:54

  • Share

Bashkëbisedimi me njerëzit e letrave, në vendlindje të jep një emocion të vecantë, shprehet poeti Preç Zogaj, i cili zgjodhi Lezhën për të prezantuar dy librat e tij më të fundit, novela "Bija e vjetër e nënes së re" si dhe botimi me poezi "Një e tretë, dashuria".

Ky takim promovues u organiza nga Klubi Letrar "Ndoc Gjetja", ndërsa ishin të pranishëm shkrimtarë, poetë publicistë dhe miq të librit.

“Për mua është kënaqësi e veçantë sepse kam dalë nga Shoqëria Letrare e Lezhës, jam shumë i lidhur me krijuesit e rinj të Lezhës, por jo vetëm të rinjtë, sikurse edhe lexuesit lezhjanë. Është gjithmonë një rast për të biseduar me ta për letërsinë, është emocion.”-tha Zogaj.

Të pranishmit në këtë takim promovues vlerësuan maksimalisht veprimtarinë krijuese të Preç Zogajt.

Shkrimtari Ndue Dedaj shprehet se Preç Zogaj është prijës i brezave pa ndikuar as në letërsi as në publicistikë.

“Është emocion kur flas për letërsinë e Preç Zogajt, si rrallë për autorë të tjerë, për arsyen e thjeshtë se ai pa dashur mori rolin e udhëheqësit, prijësit të këtij brezi në letërsi pa ndikuar as në letërsi as në publicistikë.”-tha Dedaj.

Ndërsa botuesi Frano Kulli, shprehet se Zogaj është një histori krijuese mbi 40-vjeçare.

“Preç Zogaj është një histori krijuese mbi 40 vjeçare, e zhvilluar në pothuajse të gjitha gjinitë e  krijimtarisë.”-tha Kulli.

Lezha vijon të ruajë traditën dukë nxjerrë krijues të shumtë, me poetë dhe prozatorë të talentuar, të cilët vijojnë t’i japin lexuesit shqiptar mjaft vepra të vyera.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?