Pr/buxheti 2024 për Ministrinë e Jashtme, 9% më shumë se vjet! Rritje pagash e shtim personeli! Hasani: Integrimi prioritet

7 Nëntor 2023, 16:58| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:08

  • Share

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, prezantoi në Komisionin për Politikën e Jashtme projektbuxhetin për vitin 2024, i hartuar në funksion të aktivitetit diplomatik dhe konsullor. 

Planifikimi ka në themel objektivat e përcaktuara të Programit të Qeverisë Projektbuxheti i MEPJ për vitin 2024 është rreth 3.2 miliard lekë.

Ky buxhet mundëson zbatimin e strategjive, politikave dhe objektivave të shërbimit të jashtëm.

Krahasuar me buxhetin e vitit 2023, ka një rritje prej 9%.

Shtesa e buxhetit konsiston në rritjen e pagave të personelit të shërbimit të jashtëm. Numri i punonjësve të MEPJ për vitin 2024 do jetë 561 punonjës.

Integrimi evropian mbetet objektivi kryesor sipas ministrit të jashtëm…

“Integrimi Evropian, si drejtim strategjik i Politikës së Jashtme. Konsolidimi i kontributeve dhe rolit aktiv të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe, si komponent i pazëvendësueshëm për promovimin e interesave të vendit. Forcimi i diplomacisë ekonomike në përmbajtje dhe me mekanizma të reja. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare 2021-2025. Në fokus edhe modernizimi i shërbimeve konsullore”- është shprehur Hasani.

Komisioni, ndryshe nga herët e tjera zhvillua online në platformën zoom, vendim i marrë nga Kryesia e Kuvendit, një ditë pas situatës kaotike të krijuar nga deputetët e Rithemelimit, e cila ka vijuar edhe ditën e sotme.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?