Pr/buxheti 2024/ Peleshi kërkon 200 mln lekë për restaurimin e Varrezave të Dëshmorëve

23 Nëntor 2023, 09:33| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 09:46

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkon 200 milionë lekë për restaurimin e Varrezave të Dëshmoreve të jenë gati për vitin tjetër kur do të festohet 80 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë.

Kërkesa u bë sot në komisionin e sigurisë ndërsa po shqyrtohej nen për nen pr/buxheti 2024.

“E kuptoj që jemi të vonuar por tek neni 15 ose diku tjetër nëse mund të përfshihet një aneks për të hapur një hapësirë buxhetimi për projektin e rindërtimit të varrezave të Dëshmorëve të Atdheut. E kemi vonuar sepse kemi qenë në komunikim me ministrinë e Kulturës për të zgjidhur çështjen nëse janë monument kulture apo jo dhe kush ka të drejtë të ndërhyjë. Kemi arritur dakordësi verbalisht ta zgjidhim çështjen porn a duhet të hapim një dritare për të financuar” tha Peleshi.

Si do të bëhet rikonstruksioni I varrezave

Ministria e Mbrojtjes është parashikuar investimi një lloj si me modelin e projekteve të mbështetjes për mbrojtjen civile. Ministria do të hapë thirrjen, bashkitë që kanë nevojë për rikonstruksion varrezash apo ndërtim varrezash të reja aplikojnë me projekte dhe bashkitë fituese marrin fondin nga ministria e mbrojtjes dhe realizojnë investimin një lloj si projektet e investimeve.

“Mendoj të çelim një fond prej 200 mln lekë meqë vitin tjetër kemi 80 vjetorin e çlirimit të vendit”

Kërkesa do të prezantohet me shkrim dhe do i paraqitet komisionit përkatës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?