Foto: Ndërtimet në aeroportin e Vlorës

Pr/buxheti 2024/ 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës – autostrada Fier-Vlorë

5 Nëntor 2023, 23:24| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 00:13

  • Share

Në projektbuxhetin për vitin 2024 planifikohen 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) – autostrada Fier-Vlorë.

Gjatë këtij viti fondi ishte 30 milionë lekë, ndërsa në vitin 2025 planifikohet të investohen 69.2 milionë lekë. Shifrat janë publikuar në relacionin e projektbuxhetit dorëzuar në Kuvend.

Ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës pritet të bëhet në verën e 2025

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

Po kështu është parashikuar ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit dhe në pr/buxhetin për vitin 2024 planifikohen 52 milionë lekë. Viti i përfundimit të projektit do të jetë 2026

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stamatina: 06/11/2023 09:37

    Bravo Bravo Bravo, mezi po e presim .Bravo kryeministrit tone per cdo gje ka bere per Shqiperine,jemi krenare per ju!!

    Përgjigju
  • Qeveria dhe Turpi: 06/11/2023 00:06

    Firma turke, u terhoq nga kontrata, ndryshe ajo ish operatori qe mbulonte zerin e eksperiences se ndertimeve aeroportuale, e vetmja, u terhoq nga konsorcum ai qe dinte ta bente ate gje, dhe po vazhdohet vecx nga firma e Pacolit.. Cuditerisht qeveria shqiptare e la te vazhdonte punimet. askush nuk thote qe ne rast mos realizim fitimesh qeveria e Rames, mbulon fitimin e munguar pacollit i cili po punohn me leket qe do i marri taksapaguesve shqiptar dhe fitimin e con jashte shqiperise per vehte. Ky eshte turpi i asaj qe quhet Shqiperi dhe atyre qe e dejtojne dhe atyre qe i bejne fresk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?