Pr/buxheti 2021, 1.7 mld € për 6 PPP, mes tyre aksi Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës

26 Tetor 2020, 20:16| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 20:48

  • Share

115 kilometrat e rrugës Milot-Fier që pritet të jepen me koncesion pjesë e “Korridorit Adriatiko-Jonian”, do të kenë koston më të lartë buxhetore për vitin 2021.

Koncesioni që pritet të aktivizohet vitin që vjen ka një vlerë totale të parashikuar në relacionin e projektbuxhetit mbi 178 miliardë lekë ose 1,4 miliardë euro. Për këtë vepër është hapur tenderi në muajin korrik, rruga do të jetë me pagesë por që do të ketë edhe rrugë alternative pa kosto për qytetarët.

Ndërkohë koncesioni i dytë më i kushtueshëm është kontrata për dhënien me koncesion për mbikëqyrjen e Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore me vlerë 20.2 miliardë lekë. Kontrolli teknik i mjeteve aktualisht është monopol, dhe ky shërbim ofrohet nga një kompani, por që me premtimin e qeverisë pritet të ndryshojë në vitin e ardhshëm. Kjo kontratë ende nuk është shpallur për tenderim.Koncesioni i tretë më i shtrenjtë i vitit 2021 do të jetë Aeroporti i Vlorës, për të cilin tenderi ndërkombëtar është hapur por që ka mbetur i bllokuar si pasojë e pandemisë. Ky koncesion do të kushtojnë 12 miliardë lekë, ndërsa tenderi pritet të rihapet aty ku është mbyllur brenda këtij viti. Pas këtij projekti renditet koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore me vlerë 5 miliardë lekë, pasi ky aspekt është një nga prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Projekti i tjetër është shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik PKI me vlerë 208 milionë lekë si dhe koncesioni për përmirësimin e infrastrukturës rekreative në qytetin e Elbasanit me vlerë prej 882 milionë lekë. Të gjitha këto projektet që aktivizohen vitin 2021 kanë një vlerë totale prej 217,5 miliardë lekëve ose më shumë se 1,7 miliardë euro. Ndërkohë në total vlera e të gjitha PPP/Koncesioneve aktive përfshirë dhe ato të vitit të ardhshëm është 838,1 ose rreth 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • loli: 27/10/2020 17:53

    Jam dakort me ty merre me leng se mishi mbaroi,,,se keta ndyresira nuk duan ta bejne shqiperine,,,mjafton te dalesh ne maqedoni apo mal te zi apo kroaci dhe shikon rruge me standarte europiane...keta duan vetem te vjedhin e te bejne pallate ne tirane ....

    Përgjigju
  • vjosa: 27/10/2020 00:22

    ORE PSE NUK I BENI RRUGET DERI NE FUND PO I LINI NE GJYSEM,,KJO MILOT-FIER TE BEHET NGA HANI HOTIT DERI NE KAKAVIJE OSE NE KONISPOL,,,,4 ME 4 KORSI,,,SI TE JETE PLANI,,JO KESHTU NE GJYSEM,,KUR TE BEHET NJE GJE TE BEHET E PLOTE,,,DHE TE NDERTOHET NJE AUTOSTRADE E RE DURRES---QAFE THANE ME PAGESE PER TRANSPORT MALLRASH PER MAQEDONINE E PERTEJ,,,,...

    Përgjigju
  • Merre me leng se mishi u mbarua: 26/10/2020 20:41

    Ju nuk doni ta beni atë vend,se po te donit nuk do vepronit kështu, dhe mos na tregoni përralla, beni një xhiro në rajon(Maqedoni, Mal te zi, Kroaci) dhe shikoni ndryshimin, po vari lesht ne jemi popull injorant

    Përgjigju
  • redi: 26/10/2020 20:37

    Modeli i koncensioneve eshte kancer i ekonomise.Ne rast se cdo gje ipet me koncension ,perse duhet qeveria Rama .? Per te drejtuar koncensionet Nuk ndodh ne asnje vend te botes ,qe te ipet cdo rrge dhe cdo sherbim publk me koncwnsion.PPP jane vatra e korrupsionit shteteror .Kur te thyejn qafen keta qeveritar per vite te tera shqiptaret do rraskapiten per te kare borxhet ,dhe efektiviteti ekonomik negativ .Cani u largua si mnister i financave se hodhi posht planet e Rames per kncensionet ( keshillat e Sirisit) pet ta varferuar shqiptarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?