Massimiliano Allegri

Prapaskenat me trajnerin: Max Allegri kishte akord me Real Madridin, më pas zgjodhi Juventusin

5 Mars, 19:21| Përditesimi: 5 Mars, 19:22

  • Share

"Relevo" në Spanjë bën me dije se në vitin 2021 trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri kishte dakordësi me Real Madridin, teksa zgjodhi më pas të rikthehej te Juventusi.

Massimiliano Allegri, me një firmë në kontratë do kishte trajnuar Real Madridin në vitin 2021. Ky nënshkrim nuk erdhi kurrë dhe ishte trajneri livornez që tha 'jo'. Gjithçka ishte dakordësuar, gjithçka ishte gati.

Agjenti i tij, Giovanni Branchini e ka treguar këtë për 'Relevo', një portal spanjoll. “Po të kishte firmosur, Allegri do të ishte bërë trajner i Real Madridit ”. Pastaj erdhi kthesa. "Gjithçka ishte dakordësuar dhe vendosur. Por në fund, me dorën në zemër, ai zgjodhi të mos e bënte. Një akt i dhimbshëm për të dyja palët", tha agjenti.

Real-Allegri, prapaskena e nënshkrimit të dështuar

Arsyeja e vendimit të tij të befasishëm? Sipas Branchinit, ishte një motiv i lidhur "me familjen, me situatën e tij personale. Allegri nuk donte të largohej nga Italia dhe më pas zgjodhi Juventusin . Personalisht ishte e vështirë t'ia shpjegoje Real Madridit, një vuajtje. Për Allegrin, Reali ishte një ëndërr dhe për mua do të ishte një kënaqësi e madhe personale. Unë e respektova zgjedhjen e tij", tregoi agjenti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?