Pranverë me temperatura të ulëta në Kukës e Llogara! Të moshuarit rrëfejnë gojëdhënat: Janë ‘plakat’ e prillit

6 Prill 2023, 16:45| Përditesimi: 6 Prill 2023, 17:15

  • Share

Stina e pranverës është në fillimet e saj, e megjithatë, Kukësi është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Banorët thonë se është hera e parë që në pranverë mban kaq ftohtë.

“Ky është vit i rrallë, nuk ka bërë vaki më në këtë kohë me mbajt kaq ftohtë. Vit i pa parë. Zoti e bëftë mirë. Ne e kemi kërcikun e fundit. Kemi drru.

“Thonë janë plakat. Kështu ka mbetur. Sipas llafeve”.

Por një tjetër i moshuar, Riza Vata, thotë se pranvera e vërtetë vjen me 6 maj, gjë që e shpjegon edhe duke treguar disa gojëdhëna popullore mes të cilave edhe mitin e plakave.

“Nga mesi i dimrit deri më 6 maj, populli i ka kompozuar disa thënie, nga praktika e jetës. Kemi plakat, u gënjye plaka dhe doli në stan para kohe. Atje ajo u kthye në gur, me qenin, bagëtinë. Më vonë, ashtu siç jemi dhe tani populli ka zgjedhur pashkët. Jemi në pashkë, dhe vazhdojmë ti afrohemi 6 majit. Është një shprehje, kërcunin më të madh duhet ta ruash për atë ditë. Për 6 maj. Kaluam një dimër të butë, të mirë por natyra nuk ngelet mangut. Është në punën e vet. Nuk është një ngjaje e jashtëzakonshme, por ka të mirë se frenon çeljen e pemëve, ashtu siç edhe bëri gabim plaka. Deri më 6 maj nuk ka verë e pranverë. Unë them se jemi në linjë dhe jemi në dimër ende”, tha Vata.

Moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara të Vlorës dhe në Korçë. Për të shmangur aksidentet automobilistike policia bën thirrje për kujdes, ndërsa është hedhur kripë e punuar me borëpastruese.

Raportuan për Report Tv Benet Beqiri dhe Armand Xhelili

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?