Pranverë e vonuar në Dibër dhe në Korçë, mbulohen nga dëbora! Temperaturat ulen nën 0 (VIDEO)

5 Prill 2023, 09:46| Përditesimi: 5 Prill 2023, 09:53

  • Share

Pranvera duket sikur po vjen më vonesë në vend! Në disa zona vendi është përfshirë nga reshje dëbore.

Në Dibër dhe në Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur nën 0. Reshjet  dëborës ka edhe në rrugën e Arbrit ku mjetet kalojnë me vështirësi. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhir në rast nevoje, pasi terreni është i vështirë.

Po ashtu edhe në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët gjatë natës. Temperaturat kanë arritur në vlerat -1 gradë deri në 1 gradë.

Në rrugën e Dardhës ka pasur reshje të pakta dëborë në lartësinë mbi 1350 metra. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 2 cm, ndërsa është punuar për krekosjen e rrugës. Në akset rrugore nacionale dhe turistik, nuk ka patur probleme në rrugë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?