VIDEO/ Dimri nuk do të ikë në Korçë, vijojnë reshjet e dëborës! Ulen ndjeshëm temperaturat

28 Mars 2023, 13:08| Përditesimi: 28 Mars 2023, 13:25

  • Share

Teksa kemi hyrë në stinën e pranverës dhe do të duhet të ishim duke parë lulet e çelura që i jepnin pamje të gjelbërt dhe plot gjallëri vendit, në Korçë vijojnë reshjet e dëborës. Këtë të martë, prej gati një ore, zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.

Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korcë-Pogradec. Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme, 4 gradë në Korcë dhe -1 në Pogradec.

Borëpastruesja ndodhet në zonë për të bërë të mundur kriposjen e rrugës për tu mos u regjistruar problematika.

Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?