Foto ilustruese

Prangoset 59-vjeçari në Tiranë, akuzohet se ka përdhunuar një 25-vjeçare

18 Shtator 2022, 12:05| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 12:07

  • Share

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.

Policia njofton se arrestimi është bërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në kryeqytet.  Tashmë i arrestuari do të jetë nën hetim nga prokuroria.

Policia njofton gjithashtu se ka vënë në pranga në Tiranë gjithashtu një person në kërkim N. (E). C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit publik".

Ndërsa një 41-vjeçar me inicialet M. K., banues në Tiranë, është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur në një market.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?