Pranga vëllezërve dhe xhaxhit të tyre, sherr me sende të forta për motive të dobta në Fushë-Krujë

13 Korrik 2020, 10:34| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 10:37

  • Share

Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Fushë-Krujë janë arrestuar nga policia pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Personave të cilëve u janë vendosur prangat janë A. D 32 vjeç, E.D 26 vjeç, të dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre F. D 40 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Mësohet se këta tre persona, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Tani çështja do të shkojë në gjykatë dhe të tre personat do të përballen me akuzën 'dhunë në familje'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?