Pranga të riut shqiptar në Itali, po shkëmbente kokainë me një 33-vjeçar! Vlera e drogës arrinte deri në 500 mijë euro

27 Tetor 2023, 08:39| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 08:44

  • Share

Një 33-vjeçar italian dhe 21-vjeçar shqiptar, të ardhur në Itali pak ditë më parë, të dy pa precedentë penalë, u arrestuan në Terni në Italia nga policia, pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë.

Policia nisur nga denoncimi i një qytetari, që vuri re një person të dyshimtë duke qëndruar para një makinë dhe duke shikuar orën me nervozizëm, e mbajti nën vëzhgim.

Më pas panë një person me skuter që iu afrua. Të dy të rinjtë biseduan pak me njëri tjetrin, pastaj personi që qëndronte para makinës, i kaloi çantën e shpinës shoferit të skuterit.

Në atë moment ndërhyri policia dhe bëri kontrollin e të rinjve. Gjatë kontrollit në çantën e shpinës u gjet e mbështjellë me qese të zezë, një pako me kokainë e të pastër, e cila peshonte mbi 2.3 kilogramë.

Kjo ka bërë që të dy të arrestohen në flagrancë për kryerjen e veprës penale të mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim trafikim.

Tashmë po vijojnë hetimet për të kuptuar se për kë ishte dedikuar ngarkesa e kokainës, vlera e së cilës në treg është mbi 500 mijë euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?