Pranga hajdutit ‘serial’ në Kavajë, vodhi 3 biznese brenda ditës, një tjetër i mbeti në tentativë

13 Dhjetor 2023, 10:35| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 10:37

  • Share

KAVAJË- Një 49-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi ka kryer 3 vjedhje dhe një tjetër i ka mbetur në tentativë. Xhevair Xhengoli ka vjedhur dje (13 dhjetor) në 3 biznese në lagjen numër 2 në Kavajë, nga ku arritur të marrë shuma parash dhe sende, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.

"Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, si dhe për arrestimin e shtetasve që kryejnë këtë krim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë administruan menjëherë kallëzimet për 4 raste vjedhjesh/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë ditës së djeshme. Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi Xhevair Xhengoli, 49 vjeç, banues në Kavajë", njofton policia. 

49-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?