Momenti i përplasjes së tifozëve

Prag tragjedie/ Tifozët e Galatasaray e sulmojnë, ultrasi kundërshtar del me shpatë nga makina (VIDEO)

31 Maj 2023, 16:48
  • Share

STAMBOLL - Galatasaray u shpall kampion në Turqi për këtë edicion të Superligës së futbollit. Në Stamboll pati festë nga vendasit, ndërsa për pak një incident mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Tifozët e Galatasarayt sulmuan një tifoz të Ankaragüçü pas ndeshjes, me këtë të fundit që doli nga makina me një shpatë. Besojeni ose jo, ultrasi i vetëm largoi tifozët që e sulmuan, me sulmin që mund të ishte kthyer në një tragjedi.

Pas disa sekondave edhe policia u gjend në vendin e ngjarjes, duke ulur gjakrat. E pabesueshme që në elitën turke tifozët mbajnë shpata me vete, ndërkohë që janë për të parë një ndeshje futbolli.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?