Prag kampionati europian, peshëngritësi Qerimaj: Organizimi në Shqipëri motiv plus, dua zonën e medaljeve

19 Maj 2022, 12:50| Përditesimi: 19 Maj 2022, 15:22

  • Share

Nga data 28 maj deri më 2 qershor do të mbahet kampionati europian i peshëngritjes, një sport ku vendi ynë ka njohur rezultatet më të larta. Peshëngritësit pjesmarrës prej kohësh kanë nisur përgatitjet, ndërsa për Report TV Erkand Qerimaj thotë se ky europian e gjen në ‘top-formë’

“Kemi patur shumë aktivitete. Nga shtator e mbrapa kemi patur shumë gara. Të shohim, por shpresoj që gjithçka të finalizohet mirë,”-u shpreh Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Qerimaj do garojë në kategorinë 83 kilogramë, ndërsa objektivat janë të qarta.

“Dëshira ime është që të marr medalje, të çoj lart flamurin, por si ta ketë shkruar Zoti,”-deklaroi Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Fakti që kampionati europian zhvillohet në Shqipëri është një motiv plus për Qerimajn.

“Do jetë më emocionuese sepse do ketë më shumë tifozë. Është diçka e veçantë. Sa i përket aktivitetit është diçka normale sepse unë kam bërë shumë aktivitete si lojra mesdhatare, Europiane, Botërore, Olimpiada dhe …,”-tha Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Organizimi në Shqipëri rastis të jetë edhe në një vit jubilar, pasi ky është 100-vjetori i kampionatit europian.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?