Sport

Prag 1/8 e Europianit, Italia e rekordeve përballet me Austrinë! Mancini: Mjafton të luajmë si në grupe, lojtarë të mirë do mbesin në stol

25 Qershor 2021, 12:12| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 14:11

  • Share

Të shtunën nis faza më emocionuese e Europianit me dy ndeshje të fazës së 1/8 ku spikat më së shumti Itali-Austri, që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin ‘Wembley’.

Asnjë ekip nuk ka impresionuar më së shumti deri më tani se Italia, që u kualifikua si e para e grupit A me pikë të plota, duke e çuar në 11 numrin radhazi të fitoreve pa pësuar asnjë gol. Këtë herë përballë do të ketë Austrinë, që u kualifikua si e dyta e grupit C dhe pësoi vetëm një humbje me Holandën.

Në të kaluarën këto skuadra janë përballuar 36 herë në total, 16 janë fitore të Italisë, 12 të Austrisë dhe 8 sfida janë ndarë në barazime.

Roberto Mancini për këtë ndeshje ka në dyshim Chiellini-n dhe Florenzin vendet e të cilëve pritet t’i zënë Acerbi dhe Malcuit. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e pandryshuar edhe pse Verrati do jetë në stol. Vetë Mancini i pyetur për këtë detaj, nëse do luajë Locatelli apo Verrati është përgjigjur se ‘e sigurtë është se një futbollist kualitativ do mbetet në stol’. Për numrin 1 të Italisë ‘tani do të nisë një Europian tjetër’ dhe për të mjafton që ‘Italia të luajë në të njëjtën mënyrë si në fazën e grupeve’.

Te Austria ndërkohë trajneri Franco Foda përveç Lazaro-s do t’i ketë të gjithë futbollistët e tjerë në dispozicion. Në rast se ndëshkohen me karton të verdhë ndeshjen e radhës do ta humbasin Alaba, Baichmann dhe Lainer.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?