PR: Kryeministri Rama ka keqinformuar ambasadoren Kim për Reformën në Drejtësi, opozita ka ceduar këtu

26 Maj 2020, 17:28| Përditesimi: 26 Maj 2020, 17:38

  • Share

TIRANË- "E kanë keqinformuar ambasadoren e shteteve të Bashkuara Yuri Kim për Reformën në Drejtësi". Këshilla e radhës për shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri vjen nga nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj sipas të cilit mazhoranca është ajo ka përcjellë mesazhe të shtrembruara sipas tij.

Ajo që duket se opozitën e ndan nga kryedemokrati Basha është fakti që edhe republikanët tregohen të gatshëm për një rishikim të Reformës në Drejtësi.

"Mendoj që opozita nuk ka sesi të jetë ndërhyrë në këtë sistem sepse nuk ka asnjë mekanizëm në dorë, e vemja zgjidhje janë propozimet që japin ambasadorët.  Nëse palët duan të behët një rishikim, le të rishikohet", u shprej Sulaj.

Sulaj pranon se opozita nuk e ka bërë si duhet punën në raport me ndërkombëtarët.  I vetmi që përpiqet të ruajë urat e komunikimit sipas tij, është kreu i PR Fatmir Mediu, për të cilin thotë se ka patur komunikime të vazhdueshme me ambasadorët.

 “Duhet një informim i saktë ndërkombëtarëve ne kemi ceduar në këtë pjesë. Mediu ka  bërë  lëvizje të vazhdueshme për të mirëinformuar veprimet e opozitës te ndërkombëtarët pasi është  e rëndësishme të kemi një lëvizje politike në unisong me ndërkombëtarët dhe të mos minohet progresi, duhet dialog mes palëve pasi ai na sjell një situatë të tillë që të shkojmë në zgjedhje", tha Sulaj.

Pas 30 viteve zvarritje të vendit drejt demokracisë, për Sulajn është sërish i nevojshëm orientimi i ambasadorëve në çështje të rëndësishme. Ai thotë se nëse ndërkombëtarët do të propozojnë ndryshim sistemi, Danimarka është shembulli që duhet ndjekur sipas numrit dy të Partisë Republikane.

”Duhet të shikojmë me vëmendje propozimet nga faktori ndërkombëtar . Mendoj që është një sistem që mund të implementohet dhe sjell një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve shqiptare”, u shpreh ai.

Në një kohë kur opozita i ka hedhur sytë drejt zgjedhjeve të parakohshme, për Blendi Sulajn arritja e këtij objektivi do të vinte vetëm me një dakordësi mes palëve, por vijimin e strategjisë për aksionin opozitar e lë në dorë të kryedemokratit Lulzim Basha.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?