Kryepeshkopi Jeronimos

Pozitiv me COVID-19 Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimos

19 Nëntor 2020, 12:02| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 12:06

  • Share

GREQI- Infektohet me COVID-19 dhe shtrohet në spital, kryepeshkopi i Athinës dhe i të gjithë Greqisë. Kryepeshkopi Jeronimos u shtrua ditën e sotme në spitalin e kryeqytetit "Evaggelismos", por fatmirësisht është me simptoma të lehta.

Përfaqësuesi i tij deklaroi se Kryepeshkopi nuk ka ndonjë shqetësim të madh shëndetësor edhe se ai pati pak temperaturë ditën e djeshme, konkretisht 37,7.

Vetë Kryepeshkopi dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët të cilët duhet  të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19

 "Unë ndaj dhembjen dhe frikën e të gjithëve dhe me besimin tonë në Zot do ta kapërcejmë të gjithë " theksoi Kryepeshkopi bashkëpunëtorëve të tij pak para se të shtrohej në spital.

Gjendja aktuale në Greqi është tepër kritike duke shënuar çdo ditë një rekord të ri rastesh me COVID-19. Pavarësisht masave të marra nga qeveria greke për parandalimin e infektimeve në vend duket sikur virusi është i pamposhtur.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos në datën 11 nëntor rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai u dërgua menjëherë drejt Greqisë ku edhe mori ndihmën spitalore të nevojshme, aktualisht është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe ka simptoma të lehta.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?