Postonte shkrime e foto në përkrahje të ISIS me profile false në rrjetet sociale, arrestohet 56-vjeçari pas disa muajsh hetime nga Antiterrori, BKH dhe SPAK

24 Maj 2022, 09:42| Përditesimi: 24 Maj 2022, 10:10

  • Share

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit pasi postonte shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore me profile false në rrjetet sociale.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri. Arrestimi i tij u bë nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. Me anë të një vëzhgimi në një prej profileve të 56-vjeçarit, bën vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.      

“Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Një nga postimet në Facebook

Ora 10:33
Foto/ Kush është 56-vjeçari nga Kukësi që u arrestua për terrorizëm, bënte postime në përkrahje të ISIS në rrjetet sociale

 

Ky është Ibrahim El Salih (Lekica), 56-vjeçari nga Kukësi, i arrestuar sepse publikonte shkrime dhe foto në rrjete sociale në përkrahje të ISIS-it.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?