Posteri i Këlliçit

Këlliçi me gishtin e mesit në publik, Shella: Ja paska futur ai që i bën fushatën! Kulluri: Për të ardhur keq sa ka rënë niveli

26 Prill 2023, 10:50| Përditesimi: 26 Prill 2023, 12:16

  • Share

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ka komentuar posterin e kandidati të çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçit. Shello shkruan se kushdo që ka qëndruar pas fushatës së Këlliçit e ka bërë viktimë. Shella shton se Këlliçi nuk ka sjellë asgjë të dobishme me anë të këtij posteri, përkundrazi, ka dëmtuar veten me duart e tij.

“Nuk di kush qëndron prapa fushatës se Belind Këlliçit, por ai qe e ka bindur te beje ketë foto, ja ka futur... Belo nuk ka pasur nevoje te prezantohet si Birbo. Duart e Belos, ne vend qe te ngrihen nga qielli, duhet te ulen, te marrin nje lasp e te shkruajnë një mini-program se si do ta luftoje korrupsionin... Në faqen zyrtare te kandidatit kryesor te Opozitës, nuk ka ende një fjale te vetme për korrupsionin. Nese Belo beson se korrupsioni luftohet me gishtin e tij te mesit, ai po gënjen veten me shume se sa elektoratin e tij.  Ne faqen e Belos, e cila është tërësisht ne duart e tij, nuk ka fare program te shkruar (veç dy premtime). Ata qe njohin qeverisjen vendore e dine se ajo ka te paktën 7 funksione baze, ku secila ka nevoje te adresohet me një zgjidhje, për te mos thëne vizion...(për te konfirmuar qe ne faqen zyrtare te kandidatit kryesor te opozitës nuk ka ende një program te shkruar, secili mund te sigurohet edhe vete: https://belindkellici.al/programi-2023

Për votuesit konservatore, por edhe për çdo qytetar qe dërgon ne shkolle fëmijët e vet, posteri ne fjale te detyron te kthesh kokën nga  ana tjetër.... Sikur Belo te ishte liberal i majte, pa konsiderate për traditën dhe komunitetet fetare, kjo shfaqje edhe mund te ishte konsideruar [me sforco] si qasje "trendi".  Por Belo nuk është shfaqur si i tille. Nëse është, metamorfoza e tij e befte bën përshtypje dhe e meriton një sqarim.

Ndoshta Belo, me shume se protagonist është viktime e këtij posteri. Kundërshtaret e tij ne garën për Tiranën, mund te kenë gjetur një shteg për ta dëmtuar me duart e veta. Nuk do ishte e ekzagjeruar qe, nëse është kështu, Belo vete ta demaskonte "sabotatorin"...sepse ky imazh kaq i diskutueshëm, mund t'i kushtoje atij garën....dhe ne ketë rast ai ja ka futur vetes dhe aspak korrupsionit...”- shkruan ai.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

Ora 12:11
Gjesti i Këlliçit me gishtin e mesit në publik, Edvin Kulluri: Tërheq vëmendjen me mediokritet, niveli i përfaqësimi ka rënë

1682503934_edvinkulluri.jpg

Analisti Edvin Kulluri përmes një postimi në Facebook ka komentuar gjestin e Belind Këlliçit me gishtin e mesit në publik. Ai shkruan se fushata e Berisha-Meta është mediokre, teksa shton se pikërisht rënia e nivelit të përfaqësimit do shkaktojë edhe pjesëmarrje të ulët në 14 maj.

“Është për të ardhur keq qeë nevoja e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për të beëreë lajm dhe tërhequr vëmendjen e qytetareve të Tiranës, erdhi përmes një premtimi majtist për transportin publik falas dhe nxjerrjen e gishtit të mesit si xhest kundër korrupsionit! Italianet thonë “la clase non e acqua”(klasi nuk është uje)! Kjo që po ndodh në këtë fushateë ku nga njëra ane “shkëlqen’ kryetari aktual me premtimet e pambajtura dhe nga ana tjetër mediokriteti i kandidatit të opozitës, do të thotë se niveli i përfaqësimit politik ka rënë dukshëm!

Kur krahason garat Rama-Mustafaj, Rama-Ngjela dhe Rama-Olldashi e Rama-Basha me këtë të sotmen, kupton pse njerëzit kaneë interes të ulet për zgjedhjet ç’ka do shihet nga pjesëmarrja e ulet në 14 maj! Fotografia e 8 viteve të Veliajt në krye të bashkisë Tirane janë kullat në hyrjen e jugore të Parkut të Liqenit Artificial, ndërsa gishti i mesit të Këllicit flet vetë! Këto janë pasojat e Kryetarokracisë së gatuar në 2008 me ndryshimet kushtetuese që i shndërruan kryetarët e partive dhe kryeministrat në mbretër!

Ky stan këtë bulmet prodhon! Ndaj “republika e 3-te” ka ëenë! Tranzicioni ka mbaruar dhe duhet të marre me vete ata qe i vunë vulën e autokracisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Me gjithë respektin për kontributet qe kane dhënë Berisha, Rama dhe Meta (sipas shijeve të votuesve ), duhet të largohen nga drejtimi i skenës politike! Nuk kane çfarë i japin me politikes dhe shoqërisë përveç tallavase, iluzioneve për rikthime “legjendare” apo gufosjen e radhës duke u hedhur nga prehri i PS në atë të PD sa herë që del tepër! Politikanet mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit për brezat e ardhshëm! Edhe po kanë qenë burra shteti, tashme kanë rënë në banalitetin e pushtetit dhe asgjë më shumë”, shkruan Kulluri.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?