Post-Covid, Bosnje dhe Hercegovina rihap kufijtë më 1 qershor

18 Maj 2020, 17:05| Përditesimi: 18 Maj 2020, 17:09

  • Share

Kabineti i Këshillit të Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës ka deklaruar se do të rihapen më 1 qershor kufijtë e vendit.

Bosnje Hercegovina i ka mbyllur kufijtë për të huajt më 17 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi edhe vendimin që përcakton kushte shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje, poe ende nuk ka detaje për këto masa.

Bosnja dhe Hercegovina deri tani ka konfirmuar afro 2,300 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 133 viktima.

"Nuk ka përgjegjësi kolektive, por është përgjegjësi e secilit individ që t’i zbatojë masat dhe kështu të parandalojë përhapjen e koronavirusit”, u tha gazetarëve Goran Çerkez, anëtar i Shtabit të Krizave në Ministrinë e Shëndetësisë të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?